Zv/kryeministrja Belinda Balluku me zv/ministrin Ceno Klosi mbështesin punësimin e mbi 200 grave e vajzave nga “Intex”
Zv/kryeministrja Belinda Balluku në krye të fushatës së qarkut Fier, vazhdon takimet. E papërtuar, e kudondodhur sa në punët e ministrisë, e sa në fshatrat e Fierit, Balluku sëbashku me Ceno Klosin, zv/ministër që ka të ardhme në PS, janë të vendosur për një rezultat të lartë me 11 maj.
Belinda Balluku përkrah çdo inisiativë biznesi që punëson sa me shumë njerëz, por sidomos kur punësojnë gra e vajza, ajo flet me supërlativa.
Pas vizitës së sotme te “Intex” ajo shkruan: “Fier-Portëz .Së bashku me Ceno Klosin vizituam fasonerinë Intex, ku janë të punësuar mbi 200 gra e vajza, banore të qarkut Fier. Një sipërmarrje, e nisur në vitin 2020, që sot prodhon për kompani gjermane dhe çeke.
Dëgjova me shumë vëmendje dhe kënaqësi planet dhe objektivat e kompanisë për të rritur kapacitetet e zgjeruar stafin , duke hapur kështu më shumë vende pune për të tjera zonja të qarkut Fier.
Respekt dhe mbështetje për çdo iniciativë që nxit ekonominë dhe punësimin”.

KOHA JONË SONDAZH

