Zv.ministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar: Kemi shkatërruar Rusinë deri tani!
Aktualitet Politikë E Shtunë, 26 Shkurt 2022 21:30
Zv.ministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar, ka thënë se forcat e armatosura ruse kanë pasur humbje të mëdha në ofensivën e tyre drejt Kievit.
Në një postim në faqen e saj në Facebook, zyrtarja thotë se nga ora 15:00, sipas asaj lokale, forcat ruse kanë pasur këto humbje:
Tanke – deri në 80
Avion – 10
Helikopterë – 7
Personeli – 2800
Automjete luftarake të blinduara të llojeve të ndryshme – 516