Zv/Presidentja e Bankës Europiane të Investimeve: Përgëzoj Bashkinë e Tiranës për punën e bërë, kryeqyteti do ketë 24 orë ujë

Tirana do të ketë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm. Zëvendëspresidentja e Bankës Europiane të Investimeve, Lilyana Pavlova, në një intervistë për Zërin e Amerikës përgëzoi Bashkinë e Tiranës dhe UKT për punën e madhe që kanë bërë deri më tani, duke i hapur rrugë investimit më të madh për të përmirësuar dhe zhvilluar rrjetin e ujësjellësit në kryeqytet.
Ky është operacioni më i madh i BEI në Shqipëri. Gjej rastin të vlerësoj dhe të përgëzoj Bashkinë e Tiranës dhe UKT për punën e madhe që kanë bërë, duke na mundësuar të arrijmë këtë investim të rëndësishëm prej 80 mln. Gjithashtu ne u angazhuam të japim një grant prej 1 milionë euro në mbësthetje të zbatimit të projektit dhe përgatitjes së dokumenteve të duhura për zbatimin e projektit”, nënvizoi Pavlova.
Lilyana Pavlova dha detaje mbi marrëveshjen e nënshkruar me Bashkinë e Tiranës për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit.

Projekti do të zbatohet në disa etapa. Në fazen përgatitore, fillimisht ndërrmarja e Ujësjellës Kanalizime Tiranë dhe Bashkia e Tiranës do të përgatisin studimin e fizibilitetit, për të cilin e kanë tashmë një asistencë teknike dhe gjithashtu me ndihmën tonë do të përgatitet dokumentacioni i tenderit, i cili me shpresë vitin që vjen do të jetë gati.
Do të shpallet tenderi dhe do të seleksionohen konstruktorat. Ne u informuam nga bashkia se projekti do ta ndahet na lote të ndryshme, në mënyrë që puna të bashkërendohet dhe të bëhet mirë, duke mos rënduar trafikun dhe dëmtuar furnizimin me ujë të qytetit. Do të duhet të presim 4 vjet që ky projekt të përfundojë”, deklaroi për VOA, Zëvendëspresidentja e Bankës Europiane të Investimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?