FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zv/kryeministrja shqiptare pret ambasadoren e Kinës,Jiang Yu

Radio e Jashtme e Kinës njoftoi se ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu takoi të hënën zv./kryeministren Senida Mesi. Ambasadorja e uroi zonjën Mesi për detyrën e falënderoi për pjesëmarrjen në ceremoninë e publikimit të librit “Qeverisja e Kinës” të presidentit kinez Xi Jinping.

Zv./kryeministrja Mesi u shpreh e kënaqur me gjendjen e tanishme të zhvillimit të marrëdhënieve kino-shqiptare dhe theksoi se qeveria e re do të bëjnë përpjekje për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.

“Shqipëria dëshiron të marrë pjesë aktivisht në ndërtimin e nismës “Një brez, një rrugë” dhe në mekanizmin e bashkëpunimit “16+1″ duke sjellë përmbajtje të reja në marrëdhëniet dypalëshe. Infrastruktura, turizmi, bujqësia dhe energjia janë katër linjat kryesore të fokusimit të qeverisë shqiptare e cila i mirëpret ndërmarrjet kineze të investojnë dhe të zhvillojnë biznesin e tyre në Shqipëri,” tha Mesi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasadorja Jiang u shpreh se ajo beson se nën kujdesin e zv./kryeministres, marrëdhëniet kino-shqiptare do të ngrohen në shkallë të re.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kina dëshiron të forcojë lidhjen e zhvillimit strategjik me qeverinë e re dhe të shfrytëzojnë plotësisht platformat e mekanizmat e bashkëpunimit, duke krijuar një model të ri të bashkëpunimit, dypalësh,” tha Jiang.

Sqarojmë se Kina tashmë është një supërfuqi botërore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?