FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zyrtare, Holanda kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët

Mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje kërkesës së politikës në Holandë për kthmin e vizave për shqiptarët. Një grup prej katër anëtarësh të parlamentit holandez ka nisur një mocion për të ndaluar përkohësisht lëvizjen e lirë pa viza të shqiptarëve në zonën Schengen. Më 11 prill, parlamenti holandez debatoi mbi këtë mocion, duke siguruar mbështetjen e shumicës. Parlamenti do t’i kërkojë qeverisë së Holandës t’i propozojë Komisionit Evropian nisjen e procedurës së “ndalimit emergjent”, i cili mundëson pezullimin e udhëtimit të lirë, pa viza.

Deputetët holandezë kërkojnë ndalimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve, për shkak të luftës që po bëjnë ndaj krimit të organizuar, ku e cilësojnë alarm rritjen e krimit por nga ana tjetër edhe rruga që shqiptarët e shohin Holandën për të kaluar drejt vendeve të BE-së.

”Dhoma, pas dëgjimit të diskutimit, duke vënë në dukje se ka pasur një rritje të konsiderueshme të aktiviteteve kriminale nga mafia shqiptare në Holandë dhe pasi këto organizata kriminale po abuzojnë me mundësinë e udhëtimit të lirë nëpër Europë pa viza duke zgjeruar kështu më tej rrjetin e tyre të kontrabandës; duke vënë në dukje se pezullimi i kërkesës për viza për Shqipërinë ishte subjekt i kushteve të ndryshme, duke përfshirë luftën kundër krimit ndërkufitar; i bën thirrje qeverisë të paraqesë një kërkesë në Komisionin Europian për të iniciuar procedurën e “ndalimit emergjent” për të pezulluar përkohësisht liberalizimin e vizave të Shqipërisë”, thuhet në shënimin e vendimit të Parlamentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në janar të vitit 2018, Franca kërcënoi gjithashtu se do të vendoste vizat ndaj shqiptarëve, pasi 730 kërkesave për azil në vitin 2017. Prej 3 vitesh, shqiptarët kryesojnë në Francë në kërkesat për azil, paçka se shumica kthehen, ende sot shqiptarët kërkojnë largimin drejt vende të BE-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?