Zyrtare, “Kauboj” i Lezhës i zë vendin Arben Ndokës në Kuvend

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që t’i dërgojë Parlamentin emrin e Eduard Ndocaj, si zëvendësues i Arben Ndokës për deputet, në Qarkun e Lezhës.

Katër anëtarë të KQZ-së votuan pro këtij propozimi, ndërsa tre përfaqësuesit e opozitës kërkuan që më parë Komisioni i Verifikimit të Mandateve në Kuvend duhet të shqyrtonte kërkesën e Dedë Ndrecës, kryebashkiak në detyrë i Mirditës. Ky i fundit deklaroi se nuk e donte mandatin e deputetit. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas lënies së mandatit të Ndokës, i pari në listë është Ndrec Dedaj, që fiton mandatin e deputetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pikërisht në këtë pikë ngeci për rreth 60 minuta kjo çështje. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në KQZ u shprehën se deklaratën e Dedës duhet ta shqyrtonte Komisioni i Verifikimit të Mandateve në Parlament.

Nëse ky propozim do të miratohej zëvendësimi i Arben Ndokës do të merrte më shumë kohë dhe do të linte koalicionin e majtë me një deputet më pak, për një periudhë të gjatë në Kuvend.

“Çështja është nëse kërkesën e Dedë Ndrecës e shqyrtojmë ne apo komisioni i Verifikimit të Mandateve në Kuvend. Unë mendoj se këtë çështje duhet ta shqyrtojë pikërisht ky Komision në Parlament dhe jo ne”, u shpreh Hysen Osmani.

Ndërsa përfaqësuesit e majtë thanë se deklarata e Dedës duhet marrë në konsideratë dhe mandati duhet ti kalojë Eduard Ndocajt, “kauboji” i qarkut të Lezhës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?