Zyrtari amerikan Gabriel Escobar pritet të vizitojë Shqipërinë në 11 prill

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar do të vizitojë Tiranën në prag të fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Mësohet se zyrtari i Departamentit të Shtetit, njëherësh i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor do të mbërrijë në Tiranë në datën 11 prill e do të qëndrojë deri në 13 prill.

Escobar nuk do të ketë takime me asnjë përfaqësues nga demokratët që mbështesin Sali Berishën, pasi qëndrimi i amerikanëve është përsëritur disa herë, ata nuk do të takohen e nuk do të bashkëpunojnë me një politikan të shpallur non grata për korrupsion madhor e minim të demokracisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hera e fundit që Escobar vizitoi Tiranën ishte në prillin e vitit të kaluar kur ai shoqëronte ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit për çështjet europiane dhe euroaziatike, Karen Donfried.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?