Zyrtari i DASH, Matthew Palmer: Shqipëria, partner i çmuar i SHBA

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në rajon, si dhe kontributin e saj në NATO. Në takimin e zhvilluar në SHBA me ministrin e Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, vlerësoi rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor, angazhimet e saj në kuadër të NATO-s, kontributin e Shqipërisë në disa prej operacioneve dhe aktivitetet më të rëndësishme të NATO-s, si dhe angazhimet në kuadër të kryesisë së OSBE për vitin e ardhshëm.

“Ai nënvizoi se Shqipëria mbetet një partner i çmuar dhe i gatshëm të qëndrojë në krah të SHBA-ve si një aleat i denjë në sfidat me të cilat po përballet Aleanca, por edhe në angazhimin e përbashkët në luftën kundër terrorizmit”,- njofton Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?