Presidenti i Federatës Franceze zbulon arsyen se përse u eliminuan “gjelat” nga “Euro 2020”

Eliminimi i Francës në “Euro 2020” është shoqëruar me polemika të shumta jashtë fushave të lojës. Përveç grindjeve mes familjarëve, Federata Franceze e Futbollit (FFF), ka zbuluar një nga gabimet që ka ndikuar negativisht.

“Mjaft kemi folur për hotelin. Ne nuk humbëm për shkak të hotelit. Ishte qendra stërvitore që me të vërtet nuk ishte e mirë, duhet ta pranojmë. Nëse arrijmë në pikën që të themi se nëse do të kishim ndryshuar hotelin, nuk do të kishim pësuar dy golat ndaj Zvicrës do të ishte gabim.

Në futboll kur fiton të gjithë janë të shkëlqyer, kur humbet, është faji i dikujt tjetër. Nuk jam dakord për këtë gjë. Kemi luajtur tre ndeshjet e para shumë mirë, më pas humbëm të katërtën. Duhet të flasim për futboll, pjesa tjetër nuk ka rëndësi”, tha presidenti i FFF Noel Le Graet për L’Equipe. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?