Jetojnë në banesën e babit vra*sës, kush do ta marrë kujdestarinë e fëmijëve të Liridonës?
Liridona Ademaj dyshohet se u vra me porosi nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Dy fëmijët e saj, njëri 4 dhe tjetri 6 vjeç, ishin prezentë në momentin kur makina me të cilën po udhëtonin u ndalua nga Granit Plava, i cili dyshohet se e privoi nga jeta nënën e tyre. Të dy djemtë e kanë marrë historinë e treguar nga babai si të vërtetë, makina e tyre u ndalua nga grabitësit dhe nënën e tyre e harruan aty.
Fëmijët janë në shtëpinë e familjes Murseli dhe nën përkujdesjen e gjyshërve. Ata ende nuk e dinë se nëna e tyre nuk jeton më. Mirëpo, çfarë do të ndodh me fatin e dy djemve, tashmë të mbetur pothuajse pa asnjërin prind?
Të dy këta fëmijë kanë vetëm shtetësi suedeze dhe pyetja e secilit është: cilat janë politikat suedeze në raste të tilla? Qendra për punë sociale në Gjakovë është duke zhvilluar vizita të përditshme në shtëpinë e Shaban Murselit (babait të Naimit) por sipas tyre, ata nuk mund t’ua tregojnë të vërtetën fëmijëve meqë ata flasin vetëm gjuhën suedeze. Nga ky institucion kanë thënë se gjendja e tyre është stabile, por nuk kanë pranuar të japin detaje.