FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Nuk po i bëjmë presion Kosovës”, ambasadori Hovenier: Pa përparim në dialog s’ka integrim

Në Kosovë shtohen zërat kundër atyre që i konsiderojnë si masa e qasje joproporcionale ndaj vendit, por Shtetet e Bashkuara theksojnë se kërkesat ndaj qeverisë në Prishtinë nuk kanë të bëjnë me presionin.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier theksoi gjatë një takimi me dyer të mbyllura me gazetarët, se vendi nuk mund t’i vazhdojë proceset integruese pa bërë përparim në dialogun me Serbinë. “Kosova nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së, Kosova nuk do të jetë në gjendje të tejkalojë Partneritetin për Paqe për t’u bërë anëtare e NATO-s, pa bërë përparim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha ambasadori.

Sipas tij, kërkesat nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë janë legjitime, duke marrë parasysh mbështetjen që Uashingtoni i ka dhënë shtetit të Kosovës. Një nga synimet më të mëdha strategjike amerikane sipas tij, është “ta shohin dhe mbështesin Kosovën që zë vendin e saj në strukturat evropiane dhe euroatlantike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Jeff Hovenier tha se mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe është një nga pikat që është identifikuar nga BE-ja si diçka që mund të shtensionojë situatën në këtë pjesë të vendit, dhe se SHBA-ja pajtohet me këtë kërkesë. Ambasadori amerikan shtoi se pret që që serbët që jetojnë në veri, kësaj radhe, të marrin pjesë në zgjedhje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?