Samiti BE-Ballkani Perëndimor, 90 serbëve u ndalohet hyrja në Mal të Zi

Autoritetet e Malit të Zi kanë refuzuar hyrjen në vend për 90 shtetas serbë që mbërritën mëngjesin e së mërkurës në Tivat me një fluturim nga Beogradi, vetëm pak para zhvillimit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Grupi u ndalua menjëherë pas mbërritjes në aeroport, ndërsa policia nisi verifikime të hollësishme për qëllimin e udhëtimit të tyre. Personat e ndaluar nuk kanë dhënë sqarime për arsyen e ardhjes në Mal të Zi. Kontrollet u kryen në kuadër të masave të shtuara të sigurisë për samitin, ndërsa janë ngritur edhe dyshime për aktivitete që lidhen me sigurinë.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi, gjashtë muaj pas takimit të fundit të zhvilluar në Bruksel. Takimi drejtohet nga Presidenti i Këshillit Europian dhe do të organizohet nga Presidenti i Malit të Zi. Në samit do të marrin pjesë edhe Presidentja e Komisionit Europian, si dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?