Votëbesimi, Dritan Abazoviç ofron rikonstruktimin e qeverisë. Zbulohen 6 pikat

Në kuadër të votëbesimit në Kuvendin e Malit të Zi për qeverinë e kryeministrit shqiptar, ka bërë që Dritan Abazoviç që të ofrojë rikonstruktimin e qeverisë. Paketa përmban parimet mbi të cilat duhet të bazohet qeveria e re, dhe i bën thirrje të gjitha partive parlamentare t’i bashkohen iniciativës, përveç atyre që kanë iniciuar mosbesimin ndaj qeverisë.

Referuar dokumentit të nënshkruar nga nëntë deputetë, i cili është publikuar nga Abazoviçi, bisedat për ristrukturimin e ekzekutivit malazez do të nisin pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Malit të Zi.

Parimet e dokumentit të nënshkruara përfshijnë: forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, reformën zgjedhore dhe reformat ekonomike, me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor, integrimet evropiane, bashkëpunimi rajonal dhe përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Pas katër orë e gjysmë diskutimi për rrëzimin e qeverisë së Dritan Abazoviç, në Kuvendin e Malit të Zi është dhënë pushim me kërkesë të Frontit Demokratik.

Propozimi konsiston në gjashtë pika:

1-Qeveria dhe shumica parlamentare do të forcojnë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet;
2-Qeveria dhe shumica parlamentare do të zbatojnë reformën zgjedhore dhe do të përfundojnë sa më shpejt të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare;
3-Qeveria do të intensifikojë reformat ekonomike me qëllim përmirësimin e standardit të jetesës së popullsisë dhe drejtimin e fokusit politik të saj kryesisht drejt temave socio-ekonomike;
4-Qasje e përbashkët për zgjidhjen e çështjes së zgjedhjes së Këshillit Gjyqësor, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorit të Lartë të Shtetit dhe fillimin e një dialogu intensiv me opozitën parlamentare për këto çështje me qëllim të krijimit të konsensusit sa më të gjerë;
5-Qeveria mbetet maksimalisht e përkushtuar për ruajtjen e kursit të politikës së jashtme, integrimin evropian, bashkëpunimin rajonal, si dhe përafrimin e plotë të politikës së jashtme me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, duke respektuar të gjitha detyrimet dhe marrëveshjet e marra ndërkombëtarisht;
6-Qeveria dhe shumica parlamentare shprehin gatishmërinë për të vendosur një moratorium për të gjitha çështjet identitare që përçajnë shoqërinë ose për të cilat nuk është e mundur të arrihet një konsensus më i gjerë shoqëror në këtë moment, duke përfunduar me zgjedhjet parlamentare.

SHKARKO APP