Home Aktualitet Rama: Liria e...

Rama: Liria e shpifjes në vend është në nivelet më të larta. Por do përshtatem!

105
0

Në konferencën për raportin vjetor të KE për Shqipërinë, Kryeministri Rama u shpreh se kritikat për lirinë e medias në këtë raport nuk qëndrojnë, dhe se sipas tij liria e shpifjes në vendin tonë është në nivelet më të larta.

Më tej, Rama shtoi se nëse ka një vend ku mund të thuash çfarë të duash dhe s’të hyn gjemb në këmbë është Shqipëria”.

Lidhur me lirinë e medias është një mundësi shumë e mirë për t’ju thënë se si ne duhet të adoptohemi në përpjekjen për t’u bërë pjesë e kësaj familjeje. Unë nuk jam dakord me atë që thotë raporti që liria e medias është në pikëpyetje. Nëse ka një vend ku mund të thuash çfarë të duash dhe s’të hyn gjemb në këmbë është Shqipëria. Pavarësisht që unë s’jam dakord, përgjegjësia ime është se në këtë familje ka disa koncepte dhe mënyra e të parit të gjërave që ne duhet t’i bëjmë tonat. Unë këtë e kam filluar nga vetja. Unë te ai raport nuk kam asnjë gisht, bashkë ne me gazetarët s’kemi pasur asnjë problem. Këtë ‘Antishpifjen’ ne nuk e kemi çuar përpara, se kuptoj pse shfaqet si problem. Liria e shpifjes këtu është në nivelet më të larta të mundshme. A është kjo liri e medias? Për mua jo por do të adaptohemi“, tha Rama në konferencën për shtyp me ambasadorin Soreca.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit