Revista “Times” zgjedh Messin si sportistin më të mirë për vitin 2023

Leo Messi është vlerësuar si sportisti më i mirë për vitin 2023. 36-vjeçari, kampion bote në fuqi, u largua nga PSG-në për tu transferuar te Inter Miami në verën e këtij viti e për të vijuar kështu karrierën e tij përtej Atlantikut.

Pavarësisht këtij ndryshimi, Leo Mesi nuk e ka humbur shkëlqimin e tij, por ende magjeps me klasin dhe spektaklin që ai dhuron në çdo ndeshje

Për këtë arsye, revista Times e ka  zgjedhur argjentinasin si atletin më të mirë të vitit. Leo Messi i shton një tjetër njohje prestigjioze listës së tij të pafundme të triumfeve, e fundit prej të cilave ishte Topi i Artë i tij, i teti në karrierë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Messi është atleti i pestë që mund të mburret me titullin, e krijuar në vitin 2019 nga revista prestigjioze amerikane, e cila ka zgjedhur “njeriun e vitit” që nga viti 1927.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?