Home Sporti Robin Krasniq...

Robin Krasniqi bën ëndrrën realitet, shpallet kampion në mes të Prishtinës

43
0

Boksieri kosovar Robin Krasniqi bën ëndrrën realitet. Pas nëntë raundeve boks në stadiumin “Fadil Vokrri”, Krasniqi e mposhti boksierin francez Nadjib Mohammedi duke fituar titullin WBC Silver në kategorinë e peshës gjysmë të rëndë.

Gjyqtarët e diskualifikuan Mohammedin për shkak të gabimeve të njëpasnjëshme, edhe pse ai ishte duke avancuar me pikë. Vetë Krasniqi fitoren e së shtunës, 5 gusht 2023, ia dedikoi popullit të Kosovës.

“Faleminderit populli im, faleminderit Prishtinë, falemnderit Kosovë, për gjithë këtë përkrahje tuajën. Jam shumë i emocionuar dhe i gëzuar, fillimisht nga realizimi i ëndrrës sime për të boksuar para jush, edhe më me fitoren e sontme timen dhe tuajën gjithashtu. Falenderoj çdo ekip e person të angazhuar në këtë mega projekt timin”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit