Arsyet pse shtoni në peshë

Më shumë se gjysmë miliarde persona në të gjithë botën janë obezë. Pesha është rezultat i shumë faktorëve dhe jo gjithmonë duhet t’ua vëmë fajin ushqimeve të thata.

Mosngrënia e ushqimeve të shtëpisë

– Studimet tregojnë se ushqimet e gatuara në shtëpi na mbrojnë nga obeziteti dhe mbipesha. Ngrënia e vakteve në shtëpi krijon mundësi jo vetëm për t’u mësuar anëtarëve zakone të shëndetshme ngrënie, por krijon edhe një lidhje më të fortë mes tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Viti i lindjes

Swiss Digital Mobile Reklama

– Sipas të dhënave, ata persona që kanë lindur pas vitit 1942 janë më të rrezikuar për t’u prekur nga obeziteti dhe mbipesha.

Muzika klasike në restorant

– Një studim ka treguar se njerëzit konsumojnë më shumë ushqim apo kafe nëse në sfond ka një muzikë klasike.

Puna e natës

– Njerëzit duhet të flenë natën dhe të ushqehen ditën. Mirëpo, ka disa profesione që duhet të punojnë edhe natën. Dhe kjo është e dëmshme për shëndetin, pasi prishja e ciklit fiziologjik ndikon shumë. Këshillohet që këta persona, për të shmangur obezitetin duhet të konsumojnë sa më pak ushqime gjatë natës.

Mungesa e gjumit

– Është e vërtetuar shkencërisht se personat që nuk flenë normalisht kanë më shumë gjasa të shtojnë në peshë.

Ndotja e mjedisit

– Ekspozimi në një mjedis të ndotur rrit rrezikun e obezitetit.

Kur shihni shumë televizor

– Qëndrimi për më shumë se 2 orë para televizorit rrit me 22 për qind rrezikun ndaj obezitetit. Gjithashtu, edhe nëse flini me televizor ndezur jeni të rrezikuar.

Stresi, depresioni dhe ankthi

– Femrat që vuajnë nga stresi janë më të prirura për të shtuar në peshë se ato që nuk kanë probleme të tilla. Më shumë se gjysma e njerëzve reagojnë ndaj stresit duke ngrënë, sidomos ushqime me yndyrna dhe sheqerna.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?