FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ja si farat e rrushit forcojnë dhëmbët dhe kavitetin

Ekspertët e Universitetit të Ilinoisit, në Chicago College of Dentistry kanë zbuluar se farat e rrushit ndihmojnë në forcimin e dhëmbëve dhe luftën ndaj kavitetit. Shkencëtarët thonë se mund të përforcohet mbushja e dhëmbëve. Ky studim thonë ata mund ti japë njerëzve shansin që ti mbajnë dhëmbët e shëndoshë.

Studimi i ri thotë se ekstrakti, që përdorte për verën e kuqe, rrit fortësinë e dentinit, i cili përbëhet nga shumica e indeve të kalcifikuara ekstracelular të dhëmbëve, duke formuar shtresën mes smaltit.

“Dentini përbëhet më shumë nga kolagjeni, proteina kryesore strukturore e lëkurës dhe indeve të tjera lidhëse”, thotë dr. Bedran-Russon, i cili publikoi gjetjet e studimit në Journal of Dental Research. Ai thotë se kjo mund të realizohet në formën e rëshirës në hapësirat mes dhëmbëve, të cilat janë pjesët më të prekura të kavitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?