Kjo përzierje natyrale ju shpëton nga anemia

Anemia nuk do të jetë më një problem për ju pasi vetëm me tre lugë gjelle në ditë do të shtoni rruazat e kuqe dhe do të mbani hemoglobinën në nivelin e duhur, për të qenë të shëndetshëm.

Nëse hemoglobina është në nivele të ulëta, atëherë transferimi i oksigjenit reduktohet, gjë që shkakton anemi.

Kjo përzierje natyrale do të rrisë nivelin e eritrociteve në gjak. Ka shije të mirë dhe sigurisht shumë efekte pozitive për shëndetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Përbërësit:

200 ml mjaltë

200 g arra

200 g rrush i thatë

200 ml lëng karote

200 ml panxhar i kuq

2 limonë

 

Përgatitja:

Lani mirë limonët, prijini në dysh dhe hiqjuani farat. Grijini bashkë me lëkurat dhe futini në një kavanoz. Shtoni mjaltë, lëngun e karotës dhe panxharit dhe përziejini mirë. Shtoni edhe arrat dhe rrushin e thatë, të grirë. Përziejeni përsëri.

Do të përfitoni rreth 1 kg përzierje të shijshme dhe të shëndetshme. Ruajeni në frigorifer.

Përdorimi:

Hani 1 lugë gjelle para çdo vakti, tre herë në ditë. Një tjetër anë e mirë e këtij ilaçi është se nuk ka efekte anësore. Përkundrazi, do t’ju japë më shumë energji dhe pas dy javësh anemia do të përmirësohet dukshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?