Kur nuk ju funksionojnë veshkat?

Veshkat janë një nga organet më të rëndësishme në trup. Ato kontrollojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, prodhimin e vitaminës D, eliminojnë mbeturinat nga trupi, mbajnë nën kontroll presionin e lartë të gjakut etj. Rreth 90% e njerëzve nuk i kuptojnë shenjat e para të sëmundjeve të veshkave prandaj i kapin ato në faza të avancuara, ku shumicën e rasteve veshkat kanë dështuar.

Ja disa nga simptomat më kryesore të mosfunksionimit të veshkave:

– Rritja e presionit të gjakut: kjo simptomë vjen kur veshkat kanë një dëm të konsiderueshëm. Veshkat në këtë fazë rrisin presionin e lartë të gjakut.

Swiss Digital Desktop Reklama

– Probleme me përqendrimin: kur veshkat fillojnë të dështojnë, ato e bëjnë më pak efektiv largimin e mbeturinave nga trupi. Dështimi i veshkave çon në akumulimin e mbeturinave në trup dhe shkaktojnë probleme të tilla si të vjella, humbje oreksi, dhimbje koke, paaftësi për t’u përqendruar, dobësim të sistemit imunitar etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

– Lodhje e vazhdueshme: kjo është një nga simptomat e para dhe më e përhapura thuajse tek të gjitha sëmundjet. Veshkat kur nuk funksionojnë siç duhet ulin nivelin e hemoglobinës dhe ulin nivelet e energjisë. Veshkat mund të shkaktojnë anemi gjithashtu.

– Ënjtje në trup: kur veshkat nuk funksionojnë siç duhet, ato akumulojnë ujin dhe mbeturinat në trup, kjo shkakton ënjtje të nyjeve limfatike, të barkut dhe të kofshëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?