FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mund t’ju ndodhë edhe juve (FOTO)

Shumë turistë që vizitojnë vendet afrikane dhe aziatike kthehen nga andej me tatuazhe të përkohshme me këna. Ky ishte edhe qëllimi i britanikut Martin Gulliver, i cili sëbashku me familjen ishte me pushime në Egjipt. Ai vendosi t’i linte një kujtim të bukur së bijës 7-vjeçare dhe në hollin e hotelit lejoi t’i bëhej një tatuazh i përkohshëm me këna.

Por përbërja kimike e kënasë së përdorur për tatuazhin e përkohshëm shkaktoi reaksion dhe djegie kimike në lëkurën e vogëlushes Madison. 7-vjeçares iu fry dhe iu infektua lëkura duke e detyruar t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje të specializuar në repartin e djegieve.

Një lëndë kimike e quajtur para-phenylenediamine, ose PPD, e cila i shtohet kënasë për ta bërë më të zezë, raportohet të ketë qenë shkaku i reaksionit në lëkurën e vajzës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ajo ka kaq shumë dhimbje. Stafi i hotelit pretendon se nuk është kënaja por lëkura e vajzës sime shkak për këtë që ndodhi. Pjesërisht është faji im. Duhej ta kisha ditur këtë rrezik. Por, nga ana tjetër është edhe faji i sallonit që ka përdorur një kimikat në tillë të rrezikshëm tek fëmijët.”“The Mirror” ndërgjegjëson prindërit turistë që të informohen mirë lidhur me përbërjen e kimikateve dhe ndjeshmërinë e lëkurës së fëmijëve të tyre para se të vendosin t’iu lënë kujtime të tilla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?