FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Recetë me mish qengji nga kuzhina franceze

Koha e gatimit: 20 minuta

Përbërësit për 4 persona:

* 8 brinjë qengji
* 500 g patate
* 300 g e zemra Angjinare
* 150 gramë e kërpudhave
* 1 qepë
* 80 g gjalpë
* 3 lugë majdanoz i copëtuar
* 2 lugë vaj ulliri
* Kripë dhe piper

Swiss Digital Desktop Reklama

U hedhim kripë dhe piper brinjëve të qengjit i vendosim mënjanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pastrojmë patatet, pastrojmë angjinaren. Pastroni kërpudhat, presim imët qepët. Gatuajmë patatet (5 minuta në një tenxhere me presion ose 15 minuta në ujë të vluar të kripur ).

Ndërkohë, shkrihet gjalpi 15 g në një tigan, i shtojmë fetat e kërpudhave të skuqura me parë në gjalpin e nxehtë, shtoni kripë dhe piper dhe një lugë gjellë majdanoz copëtuar. Përzieni dhe lëni mënjanë.

Kulloni patatet dhe i lini të thata, ndërkohë i hidhni në një tavë të ulët, të gjerë duke i shtuar 20 g gjalpë dhe një lugë gjelle vaj.

Shtoni kërpudhat dhe angjinaren, duke i rrotulluar me kujdes për disa sekonda, i shtoni majdanoz të grire, kripë dhe piper.

Shto brinjët e qengjit dhe vendosini në furrë e nxehur në temp. të lartë (3-5 minuta e gatimit në çdo anë 1).

Vendosni brinjët e qengjit në pjatë të rrethuar me patate, ndërsa kërpudhat dhe zemrat e angjinares në qendër. Mbi to preferohet të hidhet majdanoz të grirë.

Marrë nga recetat franceze të shekullit të 18-të, recetë e shërbyer për drekën mbretërore në festat e fundvitit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?