Rreziku i papritur nga perfeksionizmi

Perfeksionizmi ka lidhje edhe me vetëvrasjet, e vetëvrasjet marrin një jetë çdo 45 sekonda, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Vetëvrasja është mjaft komplekse dhe jo rrallë mund t’i atribuohet një faktori të vetëm, sidoqoftë, tiparet e personalitetit mund të luajnë një rol të dukshëm që çon deri te vetëvrasja, përfshirë edhe perfeksionizmi, ka zbuluar një studim i ri.

Hulumtuesit në Universitetin e Western Ontario kanë intervistuar familjarë dhe miq të njerëzve që kishin kryer vetëvrasje dhe gjetën se 56% prej të ndjerëve kishin pasur “një presion të perceptuar të jashtëm për të qenë të përsosur” shkruan kk.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Presionet me bazë sociale dhe të vetë-gjeneruara për të qenë perfekt janë pjesë e një personaliteti para-morbid të njerëzve që janë të prirur për të tentuar të vetëvriten”, shpjegon studimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?