FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Si t’i mbrojmë sytë nga sforcimi

Duke kaluar ditë të tëra përpara ekranit të kompjuterit apo televizorit, ndotja e ambientit që vjen nga të gjithë agjentët atmosferikë, ajri i kondicionuar, alergjitë, diabeti, madje së fundmi edhe nga sëmundjet reumatike jane disa nga shkaqet qe sforcojne syte. Pasoja është një dhe e vetme: irritim dhe skuqje e syve. Ky është një shqetësim nga i cili vuajnë shumë njerëzit, aq sa çdo vit rreth 20 milionë persona ankohen nga ky problem dhe u drejtohen specialistëve, me qëllim largimin e kësaj dhembjeje të bezdisshme.

Ata që kanë lëshuar alarmin janë një grup specialistësh. Mjekët okulistë pohojnë se përdorimi i pakontrolluar i produkteve të ndryshme për një kohë të gjatë ndikon në përkeqësimin e shikimit. Produktet “shpëlarëse” që tregtohen nga farmacitë ambulante nëpër supermarkete mund ta përkeqësojnë rishtas gjendjen e syrit. Ja si e shpjegon këtë fakt një mjek okulist: “Edhe në të shkuarën, shumë simulantë apo lotët artificialë, shiteshin pa manualin e përdorimit. Në këto kushte, nuk mendoj se ndërhyrja e ‘corner’-ve (të quajtur ndryshe mbrojtës) në supermarkete do ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen. Për këtë arsye dua t’i bëj thirrje qytetarëve që, pasi të kenë blerë këto produkte në supermarkete, të lexojnë fillimisht manualin e përdorimit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?