FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sistemi ynë imunitar, mund të vrasë kancerin? Ja ilaçi që shpëton jetë

Kanceri dita ditës merr jetë pa mbarim. Por një lajm i mirë vjen nga administrata e ushqimit dhe ilaçeve në SHBA, pasi kjo e fundit ka pranuar ilaçin e imunoterapisë të quajtuar Keytruda. Kjo sipas ekspertëve, stimulon sistemin imunitar të trupit, për trajtimin e parë të pacientëve me kancer në mushkëri.

CNN, bën me dije se ilaçi mund të jetë trajtimi i parë fare tek pacienti që ka sëmundjen, madje, para kemioterapisë. Keytruda është ilaçi i vetëm i imunoterapisë i aprovuar për trajtimin e parë tek këta pacientë. Kujdesi për kancerin në të ardhmen do të jetë vetë sistemi ynë imunitar. Por si e realizon ai këtë, dhe cilët janë pro dhe kundër tij?

“Sigurisht që do të jetë një mënyrë e pavarur e trajtimit të kancerit”, thotë dr. Philip Greenberg, kreu i imunologjisë në një qendër të studimit dhe trajtimit të kancerit në Siatëll.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne gjithmonë flasim për tri shtyllat e terapisë së kancerit, terapia e rrezatimit, kemioterapia dhe ndërhyrja kirurgjikale, dhe mesa duket do të kemi dhe një shtyllë të katërt, e cila është imunoterapia. Ka raste kur ai mund të përdoret i vetëm, dhe ka raste ku mund të ndërthuret me terapitë e tjera”, thotë Greenberg.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?