12 shenjat e horoskopit, parashikimi i letrave tarot për 2022

Në këtë sezon festash, janë të shumtë njerëzit që janë kurioz se si do të jetë viti 2022 sa i përket dashurisë, karrierës, financave. Astrologia Velsa Dragusha, hapi letrat tarot për çdo shenjë horoskopi.

Dashi-Sipas Astrologes, dashi duhet të fokusohet tek ndjenjat. “Nuk duhet t’i ikë ndjenjave të veta sepse sa herë që del një problem, ju vraponi prej problemeve, sepse nuk keni dëshirë të ballafaqoheni”, u shpreh Velsa teksashtoi se në romancë do të ketë shumë fat.

Demi-Për vitin 2022 në fokus do të jenë paratë dhe financat.

Binjakët-Binjakët kanë pasur ndryshime të mëdha këto kohë, por ka ardhur momenti që këtë vit të shërohen prej problemeve.Në vitin 2022 do të keni gjeni edhe dashurinë.

Gaforrja-Viti 2022 do jetë një vit I mirë për gaforren dhe të do përfundojnë situatat e pakëndshme.Gjithashtu një pjesë e madhe e gaforreve do të jenë beqarë.

Luani-Do të ketë ndryshim në pikpamjen tuaj. Do të ketë një lidhje të re për shumicën e shenjës së Luanit.

Virgjëreshat-Këtë vit duhet bërë një ndryshim dhe nuk duhet ta gënjeni veten dhe duhet të pranoni emocionet që keni.

Peshorja-Peshoret do krijojnë një fillim të ri dhe do lënë pas veset dhe marrëdhëniet toksike. Do t’i jepni fund lidhjeve dhe do fokusohuni tek miqtë, lidhjet e reja.

Akrepi-Akrepi duhet të marrë një vendim sepse nga ky vendim varet i gjithë drejtimi i këtij viti. Akrepi do jetë në mes të të pasurit një jetë të organizuar dhe nga ana tjetër në mes të të qëndruarit në prapaskenë.

Shigjetari-Viti 2022 për ju do të jetë i mbushur me vitalitet.Do të shëroheni nga mendimet e këqia, po lini pas dyshimet tuaja. Financiarisht do të jeni në rregull.

Bricjapi-Bricjapi do të kalojë në një revolucion financiar.Do të shtohen përgjegjësitë dhe nga ana tjetër edhe të ardhurat.

Ujori-Ky vit do të jetë një vit i lumtur për ju. Më në fund do të merrni vëmendjen që meritoni.Do të ndiheni më të lidhur me fëmijën tuaj të brendshëm.

Peshqit-Një numër i madh i peshqëve mund të jetë beqar për këtë vit të ri ose mund të përjetoni ndarje.

SHKARKO APP