16-vjeçari që vr*u shokun, fenomeni fitues në çmimet ”Emmy”: Dje isha asgjë
Aktori britanik 15-vjeçar, Owen Cooper, bëri histori të dielën në ceremoninë e çmimeve Emmy, duke fituar çmimin si Aktori Mbështetës më i Mirë në një Miniserial, Serial Antologjik ose Film Televiziv për rolin e tij në serialin “Adolescence”. Me këtë fitore, ai u bë djali më i ri ndonjëherë që ka marrë këtë çmim prestigjioz. Cooper interpretoi rolin e Jamie Miller, një nxënës adoleshent i akuzuar për vrasjen e një shoqeje klase, një rol kompleks dhe emocional që i dha atij jo vetëm çmimin, por edhe admirimin e kritikëve.
Seriali katër-orësh “Adolescence” nuk u ndal vetëm te kjo fitore. Ai rrëmbeu gjithashtu çmimin për Miniserialin më të Mirë, si dhe u vlerësua për regjinë, skenarin dhe interpretimet e shkëlqyera të Stephen Graham dhe Erin Doherty. ”Të jesh këtu. është thjesht, uou. Ka një ndjesi surreale. Kur fillova kurset e aktrimit disa vite më parë, as që e imagjinoja të isha në Shtetet e Bashkuara, e lëre më të isha në këtë skenë”,-tha Cooper.
Ai vazhdoi me një mesazh frymëzues për të rinjtë. ”Sonte dëshmohet se nëse dëgjon, përqendrohesh dhe del nga zona jote e rehatisë, mund të arrish gjithçka në jetë. Kujt i intereson nëse ndonjëherë turpërohesh? Tre vjet më parë nuk isha askush, tani jam këtu”. Seriali është përgëzuar gjerësisht nga kritika dhe audienca për mënyrën se si trajton ndikimin e rrjeteve sociale në jetën dhe psikikën e adoleshentëve, duke e shndërruar serialin në një pasqyrë të rritjes në kohët moderne.
KOHA JONË SONDAZH

