20-vjeçari Bytyqi që drejton ”Lausanne Nord Academy”, ndihmon të rinjtë me programin J+S dhe synim ka arritjen në UEFA

Nga Redjon Shtylla

”Trroç me Redin”, vjen rrëfimi i të riut Edmond Bytyqi, i cili dëshiron që të tregojë për veten në mënyrë modeste, për punën që ushtron dhe mbi gjithçka dëshiron që të paraqesë një panoramë të sportit që mungon në Shqipërinë tonë, por edhe si një mesazh ndaj një rinie që endet më së shumti në kafene dhe në rrjete sociale. Pasionin nuk e ka lënë veç një ëndërr, por prej vitesh i riu nga Kosova, por i lindur dhe rritur në Zvicër, ka ndërtuar një karrierë që synim final ka arritjen në UEFA. Ai që prej vitit 2020 ushtron profesionion si tranjer, edhe pse është vetëm 20-vjeç.

Edmondi jeton në Lausanne të Zvicrës dhe ka nën drejtim ekipin  e ”Lausanne Nord Academy Junior D3”, një ekip që nuk luan thjesht si pasion, por me disiplinë pune për të qenë yjet e së ardhmes. Bytyqi tregon se nuk ka qëndruar vetëm në fushë duke dhënë dhe gjykuar fëmijët, por pasionit të madh që ka si tranjer i ka dhënë formë edhe përmes njohurive akademike, sepse ka marrë 4 diploma të ndryshme që lidhet me fushën e tranjerit. Bytyqi tregon më tej se ”Lausanne Nord Academy Junior D3”, ku në kategorinë që ndodhet është tashmë në vendin e tretë të ligës, por me synim për të kapur vendin e parë. Puna do të vijojë deri në korrikun e 2025, atëherë kur mbaron edhe kontrata e tij me këtë ekip.

Edmond Bytyqi tregon trroç se ka kërkesa për të drejtuar ekipe të tjera në Zvicër, por edhe në Belgjikë. Një i ri me mjaftueshmërisht anagzhim, në vend të qëndrimit në kafene si bashkëmoshatarët e tij në Shqipëri.

Por një tranjer nuk është i mjaftueshëm me drejtimin e një ekipi, por gjithashtu 20-vjeçari është i angazhuar me programin Jeunesse+Sport si tranjer. J+S inkurajon fëmijët dhe të rinjtë përmes një sporti që respekton vlerat etike. Programi kryesor i promovimit të sportit të Zvicrës subvencionon kurse dhe kampe, ofron pajisje huazuese dhe ofron trajnim dhe edukim të vazhdueshëm për të përmbushur nevojat.

Cilësia, siguria dhe respektimi i parimeve etike përbëjnë themelin e të gjitha ofertave dhe aktiviteteve të J+S. Trajnerët e J+S përfaqësojnë organizatën e tyre në shërbimet sportive kantonale J+S dhe OFSPO dhe ofrojnë informacion mbi temat J+S brenda organizatës së tyre. Kështu ata marrin përsipër një detyrë të përgjegjshme.

SHKARKO APP