2004 vs 2019: Dua tregon ç’do të thotë sukses (FOTO)
2019-ta s’mund të niste më mbarë për Dua Lipa-n. Këngëtarja, pak ditë më parë fitoi plot 2 çmime ”Grammy”, duke u kthyer kështu në një divë të vërtetë. Si e tillë, padyshim që duhej të kishte statujën e saj prej dylli në Madame Tussaud’s në Londër.
Dua Lipa prej dylli ishte identike me atë të vërtetën dhe këtë na e tregoi vetë këngëtarja teksa pozonte pranë vetes së saj. Orë më parë, Dua postoi një sërë fotosh pranë statujës, duke na treguar se gjithçka po ndodh aktualisht me jetën e saj është një ëndërr e kthyer në realitet. Nëse në 2019-ën Dua ka një statujë të sajën, në 2004-ën ishte kaq e emocionuar të vizitonte statujat e idhujve të saj.
“Udhëtimi im i parë tek Madame Tussauds në 2004-ën kur familja ime erdhi nga Prishtina për të më vizituar.” Vogëlushja Dua teksa pozon krah Jennifer Lopez, Julia Roberts e shumë VIP-ave të tjerë, pa e imagjinuar se 15 vite më vonë, do të kthehej vetë në frymëzim.
https://www.instagram.com/p/Bt80C7xBH61/?utm_source=ig_embed
KOHA JONË SONDAZH

