4 shenjat e horoskopit me mendjet më krijuese
Luanët-Të lindurit e kësaj shenje janë natyrshëm të tërhequr natyrshëm ndaj vëmendjes, por asnjëherë nuk kënaqen me veten. Ata duan të jenë pjesë e çdo aktiviteti krijues dhe të kenë duart të “zhytura” në këtë proces. Një nga cilësitë më të mira të Luanëve është aftësia e tyre për të nxjerrë në pah aspektin krijues tek të tjerët.
Peshoret-Peshoret kanë një sy natyral artistik dhe një stil krijues shumë delikat. Ata vlerësojnë gjërat e bukura dhe kuptojnë kohën që duhet për të krijuar diçka të bukur dhe me vlerë. Peshoret nuk janë vetëm artistë, por janë edhe mbështetësit më të mëdhenj të personave krijues që kanë pasion artin dhe të bukurën.
Ujorët-Një pjesë kyçe e krijimtarisë së Ujorëve është të vënë në dyshim gjithçka dhe të ndihmojnë botën për të gjetur zgjidhje më të mira, madje edhe kur vjen puna te çështjet artistike. Besimi në idetë tuaja gjithashtu frymëzon të tjerët që të mendojnë ndryshe dhe të luftojnë për sukses. Por, arti mbetet një qasje e padiskutueshme për të lindurit e kësaj shenje.
Peshqit-Peshqit kanë një kontakt të natyrshëm me ritmet krijuese të universit. Ata e shohin bukurinë në çdo gjë dhe kjo pikëpamje e përvojës njerëzore i lejon ata të futen thellë në punën që krijojnë. Disa mund ta shohin perspektivën krijuese disi të pazakontë, por ata janë të lidhur shpirtërisht me artin dhe shohin magjinë në gjithçka që bëjnë.