7 këngët e Tunës, një epokë e re në karrierës e saj (VIDEO)

Tuna gjatë mbrëmjes së kaluar ka publikuar me video të gjitha këngët e albumit më të ri, “Fortuna”. Këngëtarja shkupjane si asnjëherë më parë deri më tani gjatë një dite të vetme publikoi shtatë video të këngëve të albumit, të cilin gjatë javës së kaluar e ka nxjerrë në shitje.

Bukuroshja kishte menduar deri në detajet më të imta për videot, sa që ka bërë një gjë të veçantë dhe të paparë.  Ajo pos që ka ardhur vetëm në pesë këngë, në dy prej tyre ka bashkëpunuar me Yll Limanin dhe Armend Regjepagiqin. Tuna i është rikthyer bashkëpunëtorëve të vjetër, Armend Rexhepagiqit, Aida Barakut dhe Darko Dimitrov.

“Harrova” ishte kënga e radhës që ishte ripërpunim i këngës që e solli në bashkëpunim me Armend Rexhepagiqin gjersa tekstin e kishte shkruar bashkëshortja e artistit, Aida Baraku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas solli edhe videon e këngës së gjashtë “Dreqi e marrtë”, ku tekstin e ka shkruar Aida Baraku gjersa muzikën e ka bërë Armend Rexhepagiqi. Dhe për fund, shkupjania solli videon e këngës së titulluar “Nëse vdes e re”, ku tekstin e ka shkruar Aida Baraku, e muzika është bërë nga Darko Dimitrov.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tuna ka paralajmëruar se do të mbajë disa koncerte për të promovuar albumin e ri muzikor. Tuna ka nisur një epoke të re në muzikën shqiptare. Pa kaluar 24 orë nga publikimi i 7 këngëve, ato kanë arritur rekord shikimesh në kanalin e Youtube.

Tuna ft. Yll Limani - A don hala
Tuna - Dreqi e marrte
Tuna ft. Armend Rexhepagiqi - Harrova
Tuna - Krejt mu kane perzi
Tuna - Plage
Tuna - Nese vdes e re
Tuna - Tani m'ke zemer

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?