Aksidenti në Jordani, Arjan Konomi: Një djalë nga Londra bëri pagesën, nuk më operonin. Rrezikoja të humbja krahun

Opinionisti i mirënjohur, Arjan Konomi ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që i ndodhi gjatë pushimeve në Jordani (Lindje e Mesme), ku rrezikoi të humbte krahun.

Ai kreu një operacion shumë të vështirë, të cilin fatmirësisht ia doli me sukses. Përmes një video në Instagram, Arjani ka falënderuar të gjithë ata që i kanë uruar shërim të shpejtë.

Po ashtu ia ka thënë edhe se doktorët nuk pranonin ta fusnin në operacion pa bërë fillimisht pagesën. Gazetari tha se është ndihmuar nga një mik i tij në Londër, i cili ka mbuluar të gjithë pagesën e spitalit.

 

SHKARKO APP