Aktori që “çmendi” femrat në vitet ’90 pëson goditje në tru

Aktori i famshëm, Luke Perry ka përfunduar në spital pasi pësoi goditje në tru të mërkurën në Los Anxhelos.

52-vjecari arriti kulmin e famës kur u bë pjesë e shfaqjes amerikane “Beverly Hills, 90210” dhe aktualisht bën rolin e Fred Andrews në shfaqjen Netflix të Riverdale.

Mediat amerikane po raportojnë se infermierët u thirrën në shtëpinë e tij në Sherman Oaks para se ai të dërgohej në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Luke kishte qenë në skenat e xhirimeve në Los Anxhelos për një film.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një përfaqësues i Perry tha për BBC se ishte “aktualisht nën vëzhgim në spital” duke mos dhënë detaje të tjera për gjendjen e tij shëndetësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?