FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aktorja e famshme nuk pranon të vetë-karantinohet, vë në rrezik jetën e fëmijëve e të afërmve

Edhe të famshmit kanë kërkesat e tyre në këto ditë karantinimi të të gjithë botës, disa janë mbyllur në shtëpi e disa të tjerë nuk mësohen dot me këtë pjesë e vendosin të mos izolohen.

Një nga këto persona është edhe aktorja Evangeline Lilly e cila refuzon të karantinohet.

Aktorja e famshme e “Lost” dhe “Ant Man” nuk do që të qëndrojë në shtëpi duke zbatuar rregullat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo tha në Instagram se po vë në rrezik familjen dhe gjithë personat në kontakt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu ajo është shumë e rrezikuar sepse ka imunitet të dobët dhe jeton me babain e saj, që vuan nga leuçemia e gradës së katërt.

Ajo postoi në Instagram foton e një filxhani çaji me përshkrimin: “Sapo çova fëmijët në kampin e gjimnastikës. Lanë duart para se të hynin. Po luajnë dhe po qeshin.”

Ndjekësit vunë në dukje se sjellja e saj është e  papërgjegjshme, por ajo u dha përgjigje fansave.

Situata e tanishme më duket si shtetrrethim, e gjitha prej një gripi respirator.

Është e lodhshme. Le të tregohemi vigjilentë. Dhe të sjellshëm. Të vëmendshëm dhe të hijshëm… të kthejmë sytë nga liderat tanë që të mos e përdorin këtë moment për të na vjedhur liritë dhe për të mos abuzuar me pushtetin.

Kam dy fëmijë. Disa njerëz vlersojnë jetën më shumë se lirinë, disa njerëz vlerësojnë lirinë më shumë se jetën. Të gjithë bëjmë zgjedhjet tona. Po sikur t’i vlerësojmë të dyja që të kemi jetë për të jetuar dhe liri?”, është shprehur ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?