Alba Pollozhani shfaqet e mbuluar, ka edhe një mesazh

Ish-banorja e BBVK4, Alba Pollozhani ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut, këtë herë me një paraqitje që ka ngjallur diskutime në rrjete sociale.

Pas deklaratave për dëshirën për t’u mbuluar, ajo ka ndarë së fundmi një postim në Instagram, duke reflektuar mbi muajin e shenjtë dhe përfundimin e agjërimit. Fotoja është e përpunuar nga Inteligjenca Artificiale dhe nuk është e vërtetë.

Në postimin e saj, Alba ka publikuar një kolazh fotografish ku shfaqet e mbuluar me një fustan elegant në ngjyrë kremi dhe me shami, brenda një ambienti që ngjan si xhami.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Urime për ditët e agjërimit. Në këtë rrugëtim të përmbajtjes, durimit dhe përkushtimit, uroj që çdo sakrificë e juaja të jetë pranuar me mëshirë dhe të jetë kthyer në dritë për shpirtin tuaj. Le të jenë këto ditë një pastrim i thellë i zemrës, një ngritje e heshtur drejt më të mirës dhe një afrim i sinqertë me Krijuesin. Qoftë çdo lutje e juaja e dëgjuar, çdo qëllim i pastër i bekuar dhe çdo hap i jetës tuaj i udhëhequr nga paqja, urtësia dhe begatia hyjnore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alba Pollozhani (@albapollozhani)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 7334 (61.4%)
Jo 4603 (38.6%)

Vota totale: 11937