Almeda Abazi feston ditëlindjen, bashkëshorti e uron shqip para gjithë fansave

Gëzim në familjen e Almeda Abazit. Aktorja feston ditëlindjen, por vëmendjen e fansave e merr bashkëshorti i saj. Shikoni si e uron në gjuhën shqipe ish-Miss-in aktori turk.

Ish Miss-i shqiptar, tashmë një aktore e njohur në Turqi feston ditëlindjen. Bukuroshja Almeda Abazi feston sot 27-vjetorin e lindjes dhe kjo është një prej ditëlindjeve të saj më të veçanta.

Këtëherë Almeda feston dhe mban në bark krijesën e saj të parë. Ajo që ka tërhequr vëmendje është urimi i bashkëshortit të saj turk, Tolgahan Sayisman

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gëzuar ditëlindjen më e bukura e botës. E kalofsh pjesen tjetër të jetës si bukuria e zemrës tënde.” shkruan ai në gjuhën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas Tolgahan ka shkruar me shkronja të mëdha edhe në shqip “Të dua shumë”, krahas fotos së Almedës.

Sa herë që gjen rastin aktori turk përshëndet fansat në gjuhën shqipe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?