Anita Haradinaj zbulon pse u zgjodh Elvana Gjata në koncertin e Prishtinës

Me rastin e pavarësisë së Kosovës, këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun, Elvana Gjata, mbajti një koncert madhështor në Prishtinë, ku ndezi skenën me performancën e saj dhe të gjithë e prisnin këtë rikthim të bujshëm pas 4 muajsh mungesë.

Organizatorja e koncertit ishte bashkëshortja e kryeministrit Ramush Haradinaj, Anita, e cila kishte ftuar rreth 800 persona që të ndiqnin nga afër perfromancën e këngëtares dhe zbuloi se Elvana këndoi këtë vit pasi për 10-vjetor erdhi Rita Ora.

“Unë me Elvanën këtë bisedë për realizimin e një koncerti të bukur në Prishtinë e kemi diskutuar që vitin e kaluar. Duke qenë se vjet ishte 10-vjetori i Pavarësisë, erdhi dhe Rita Ora, pati dhe shumë ngjarje të mëdha, atëherë e lamë për ta bërë këtë vit”, u shpreh Anita në një intervistë për “Prive”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkëshortja e kryeministrit Ramush Haradinaj tha se arsyeja e zgjedhjes së Elvanës, lidhej me faktin që ajo nuk kishte angazhime, si dhe ishte dakord të performonte “live”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?