Ariana, artistja me më shumë ndjekës në YouTube

Ariana Grande kalon Taylor Swiftin dhe Katy Perryn, duke u bërë artistja më e kërkuar në YouTube. Tani ka më shumë se 32.6 milionë abonentë, krahasuar me Swiftin, e cila ka 32.2 milionë dhe Perryn me 32.2 milionë.

Videot e saja muzikore gjithashtu regjistrojnë të dhëna enorme të shpërndarjes në internet. Hiti i fundit “7 Rings”, tekstin e së cilit e ka shkruar shqiptarja Njomza Vitia, u shikua 23.6 milionë herë gjatë 24 orëve të para.

Kënga “Break Up With Your Girlfriend, I’m Dored” është e dyta në listën e videove që kishin më shumë shikime në 24 orët e para. Ajo u shikua 21.9 milionë herë në YouTube.  Grande nxori në shitje albumin më të ri muzikor “Thank U, Next”, i cili ka çdo mundësi të jetë në vendin e parë në tabelën e Billboard.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ariana fitoi çmimin e parë në “Grammy Awards”, ku triumfoi në kategorinë për albumin më të mirë pop “Sweetener”, por ajo nuk erdhi të tërheqte trofeun.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?