Ariana Grande kthehet në Mançester, dy vite pas sulmit terrorist

Ariana Grande do të kthehet në qytetin e Mançesterit për herë të parë që nga viti 2017 për të performuar në kuadër të evenimentit Krenaria e Mançesterit.

Këngëtarja 25-vjeçare ka njoftuar se do të kthehet për të kryesuar evenimentin që do të mbahet më 25 gusht në Mayfield Depot.

Ajo ka thënë më herët se do të mbajë një koncert të veçantë në këtë qytet, në kuadër të turneut të ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të dashurit e mi nga Mançesteri, jam shumë e entuziazmuar që do të jem në spektaklin e krenarisë. Zemra ime. Mezi pres t’ju shoh dhe ju dua shumë”, ka shkruar këngëtarja në Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?