Ariana Grande thyen rekordin e vet

Albumi i fundit i Ariana Grande, ”Thank U, Next”, ka thyer rekord në tabelën e Mbretërisë së Bashkuar pasi debutoi në vendin e parë. Ai ishte albumi më i dëgjuar i një artisteje femër këtë javë, duke thyer rekordin e saj që e vendosi me albumin ”Sweetener” në vitin 2018.

Gjithashtu Ariana mban vendin e dytë të tabelës me albumin e saj. Ajo është artisja e parë në historinë e tabelave në Mbretërinë e Bashkuar që zëvendëson veten në vendin e parë.

Kënga “Break Up With Your Girlfriend, I’m Bored” mban vendin e parë ndërsa “7 Rings” qëndron në vendin e dytë. Të dy këngët mbajnë dy pozicionet e para për 3 javë rresht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu Ariana është artistja e dytë femër që mban dy vendet më të larta në të njëjtën kohë. E fundit ishte Madonna, e cila mbajti vendin e parë dhe të dytë në të njëjtën kohë në gusht 1985 me Into The Groove dhe Holiday.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?