Arilena Ara, shkondranja me zërin magjik godet në Kënga Magjike (VIDEO)

Këngëtarja Arilena Ara është futur fuqishëm në garën e këngëtarëve në Festivalin Kënga Magjike.

Këtë të diele, ajo ka prezantuar këngën e saj “Nëntori” me të cilën garon në festival. Kënga është prezantuar, sikurse të tjerat, në emisionin E Diela Shqiptare, të cilin e moderon producenti i festivalit, Ardit Gjebrea.

Arilena ka arritur në gati 300 mijë klikime në vetëm pak ditë, ndërsa po komentohet si një këngëtare me një këngë të qëlluar ku tregohet edhe njëherë vokali i fuqishëm që ajo ka. Arilena ka qenë fituese e X Factor Albania ndërsa pas fitores ka realizuar edhe disa këngë me të cilat tanimë i ka krijuar vend vetes në muzikën shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arilena po komentohet si një ndër këngëtaret që edhe mund ta fitojë Festivalin në fjalë.

Swiss Digital Mobile Reklama
Arilena Ara - Nëntori (Official Video)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?