Arjan Konomi kritika sjelljes së Arbërit dhe Zhaklinës

Debati i së shtunës mes dy opinionistëve të “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari dhe Zhaklina Lekatari ndaj banorëve të reality show-t, u diskutua mjaft në rrjet.

Sjellja e opinionistëve u konsiderua jo e denjë nga një pjesë e banorëve, duke përmendur këtu Kiara Titon e cila u shpreh se është ndjerë gjithë kohës nën presion nga fjalët e Zhaklinës.

Pikërisht për debatin mes opinionistëve dhe banorëve, një koment e ka dhënë edhe Arjan Konomi, i cili ka mbajtur në disa spektakle të ndryshme rolin e opinionistit.

Ai postoi një video në rrjetin social Instagram, ku teksa argumentonte mendimin e tij, shtoi se Zhaklina dhe Arbri debatojnë në mënyrë vulgare dhe nuk janë aspak të denjë për të qenë opinionistë të BBV.

“Pashë spektaklin e BBV sot në YouTube dhe i shtyrë prej komenteve në rrjetet sociale, me të vërtetë nuk mund ti rezistoja dot tundimit për të bërë një koment.

Pavarësisht se gjithmonë kam neglizhuar dhe nuk kam dashur të bëhem pjesë e komenteve me formate të ndryshme televizive, por kësaj rradhe nuk mund të rrija heshtur dhe pa thënë që pësova një zhgënjim dhe një shije të keqe, të hidhur prej sjelljes të opinionistëve nga spektakli i mbrëmshëm.

Nuk është se jam pro apo kundër mendimit të tyre, por qasja që ata bëjnë si opinionistë, është jo e nivelit që ka formati, jo e nivelit që kërkon ai kolltuk ku janë ulur.

Tek i degjoja mu duk sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër, që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare, ne një spektakël që imagjino se sa shije të hidhur që të lë”, tha Konomi.

SHKARKO APP