Arrestohet reperi Travis Scott, ja çfarë ka bërë gabim

Reperi Travis Scott është arrestuar në Miami nën akuzën se në gjendje të dehur u përfshi në një sherr të dhunshëm, në një varkë, ku kishte hyrë pa leje.

Oficerët iu përgjigjën me urgjencë një telefonate se disa persona ishin përfshirë në një konflikt në një jaht. Oficerët thonë se ata folën me reperin dhe mund të ndjenin një erë të fortë alkooli në frymën e tij.

Ai theu urdhrin e oficerëve duke tentuar sërish të konfliktohej me personat që ndodheshin brenda tij. Travis Scott është një ndër të vetmit artistë të nominuar 10 herë për çmimin Grammy. Ai ka qenë në një lidhje me Kylie Jenner dhe dyshja kanë dy fëmijë së bashku.

SHKARKO APP