Arriti ta mbante sekret, Lindita bëhet nënë (FOTO)

Këngëtarja e njohur Lindita Halimi është bërë mbrëmjen e djeshme nënë për herë të parë, lajmi i cili suprizoi të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj, duke qenë se këngëtarja ka arritur ta mbajë shtatzaninë tërësisht të fshehtë. Të paktën këtë na tregon Instagrami i saj.

Lajmin se vajza e Linditës ka ardhur në jetë, e ka bërë partner i saj, Davon Edwards, me anë të një postimi në Facebook. Në foton ku shihet ai së bashku me të bijën e porsalindur, Edwards shkruan: “Jemi shumë të lumtur dhe të bekuar që të njoftojmë se vajza jonë është këtu me ne! Kemi rënë në dashuri me të dhe mezi presim që ta marrim në shtëpi. Gruaja ime pati një shtatëzani shumë të shëndetëshme dhe gjithçka shkoi shumë mirë gjatë lindjes. Ju faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta! Dashuri nga Davon, Lindita, Kaimana!”

Pikërisht ky i fundit është dhe emri që çifti ka zgjedhur për vajzën e tyre, Kaimana, emër që rrjedh nga gjuha havaiane dhe do të thotë “fuqia e oqeanit”. Urime më të mira!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?