Artistja shqiptare që krijoi këngën ”Firefighter” në Eurovision, Satka: U bë për Jennifer Lopez, por…

Ada Satka, një artiste shqiptare mjaft e talentuar, që karrierën e saj e ka ndërtuar në Amerikë, pati një sukses edhe në ”Eurovision 2024”. Ajo krijoi këngën “Firefighter” me të cilën u përfaqësua Gjeorgjia në Eurovision.

”Është një histori shumë e veçantë. Në vitin 2018 më merr në tel shefi dhe thonte se donte një këngë për Jennifer Lopez, për një dashuri që po prishet, po digjet dhe ajo do ta kursejë këtë. Mesa duket ajo kishte patur një situatë me burrin e saj asokohe. Dhe më erdhi mendja tek ‘zjarrfikësit’ që shpëtojnë jetë njerëzish.

E kam shkruar deri në 7 të mëngjesit dhe ia kanë dërguar Jennifer Lopez-it këngën dhe ajo tha ‘I LOVE IT’. Por mbase u pajtua me burrin dhe nuk e publikoi kurrë (qesh). Edhe Rihanna më vonë e inçizoi por nuk e nxorri. Me artistët ndodh kështu, në një moment janë të gëzuar dhe pastaj duan një këngë që të ‘presin damarët’. Kënga mbeti për vite të tëra, por thoja që është e fuqishme dhe do i vijë dita. Derisa më merr Darko Dimitrov në telefon dhe i dërgova 3 këngë dhe u zgjodh pikërisht këtë”.

Nutsa Buzaladze - Firefighter (LIVE) | Georgia 🇬🇪 | Grand Final | Eurovision 2024

SHKARKO APP