Ava Max flet shqip: Përshëndetje shqiptarë, ju dua shumë (VIDEO)
Ava Max është emri më i ri i muzikës në botë. Për të gjithë ata që ende nuk e dinë, Ava Max është me origjinë nga Saranda dhe po rritet shumë profesionalisht dhe që po hyn fuqishëm në tregun muzikor amerikan dhe botëror.
E ftuar dje në “Rai Uno” ku edhe performoi hitin e saj, Ava Max foli shqip dhe tregoi për origjinën e saj. Moderatori Fabio Fazio theksoi se këngëtarja e njohur është me origjinë shqiptare.
“Ka shumë këngëtare shqiptare që po bëhen të famshme në botë. Më pëlqen ta them sepse Shqipëria është shumë afër nesh dhe shumë shqiptarë na ndjekin në ‘Rai Uno’. Mund t’i përshëndesësh”, i tha Fazio. “Përshëndetje shqiptarë, ju dua shumë”, tha Ava Max dhe kaq mjaftoi që video të bënte xhiron e rrjetit. I pari që e publikoi ishte Olti Curri, i cili është ndjekës i rregullt i programacionit Italian.
KOHA JONË SONDAZH

