Babai i Stresit: Si i ngritën kurth dhe kush ishte vajza në hotel

Arkimed Lushaj u arrestua nga policia nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe lëndë narkotike. Dy javë më parë ai u gjet në dhomën e një hoteli në të cilin u mësua se ndodhej edhe një vajzë, që nuk ishte e dashura e tij, Kejsi.

Babai i reperit, Sali Lushaj duket se ka folur sërish dhe ka dhënë versionin e tij për gjithë çfarë ndodhi atë ditë. I ftuar në programin ”Sevenbizz”, Lushaj është shprehur se të birit i është ngritur kurth.

”Ai shkoi në hotel për të fjetur gjumë. Kishte zënë një dhomë tjetër, i ndërruan dhomën. Shkuan futën armën e mbështjellë me peshqir dhe e lanë në dollap. Ai flinte gjithmonë në dhomën 3, ata i sugjeruan një tjetër dhomë këtë herë”,-tregon ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përsa i përket vajzës së panjohur që ndodhej me Stresin në një dhomë, i ati tha se ishte thjesht një fanse që donte foto. ”Në momentin që një fanse ka thënë dua të bëj fotografi, as një minutë ka hyrë policia. Vajza ishte e ulur në karrige”. Përsa i përket Kejsit, të fejuarës së reperit Lushaj tha se ajo e ka marrë me sportivitet pasi e njeh partnerin e saj kush është dhe se çdo ditë ajo është pranë tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?