Barazimi i kuqezinjëve, vajza e trajnerit Sylvinho nuk mban dot lotët në tribunë

Emocione të forta nuk kanë përjetuar vetëm shqiptarët, por edhe Tati, vajza e trajnerit Sylvinho. Familja e teknikut të kuqezinjve ishte e gjitha e pranishme në tribunën e stadiumit të Hamburgut, duke ndjekur ndeshjen emocionuese dhe Tati nuk ka mbajtur lotët në momente të ndryshme të sfidës. Ajo shihet teka fshin lotët në fillim dhe në fund të ndeshjes, kur feston bashkë me të ëmën momentin e veçantë kur lojtarët e Shqipërisë po përshëndeteshin me tifozët.

 

SHKARKO APP