Ben Affleck dhe Jennifer Lopez duken mahnitës në tapetin e kuq

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez dukeshin shumë të dashuruar teksa morën pjesë në premierën e filmit dramatik “The Tender Bar”, në Hollywood të dielën në mbrëmje.

Aktori 49-vjeçar që luan në film dhe këngëtarja 52 vjeç-are, u shfaqën krah njëri-tjetrit në tapetin e kuq, me Jennifer-in që dukej mahnitëse me një fustan bojëqielli. Affleck ishte veshur thuajse tërësisht me të zeza, në kontrast me partneren e tij.

Ben kaloi kohë me disa nga aktorët e tij, duke përfshirë Tye Sheridan, Lily Rabe dhe Christopher Lloyd, në debutimin e filmit, i cili bazohet në librin me të njëjtin emër të J. R. Moehringer.

“The Tender Bar” bën fjalë për jetën e hershme të personazhit të quajtur Moehringer teksa ai lidhet me klientët e një lokali, ndërsa përballet me mungesën e babait të tij.
Produksioni fillimisht hyri në fazën e zhvillimit në vitin 2013, megjithëse më vonë u njoftua se George Clooney kishte marrë projektin dhe do të shërbente si drejtor i tij në vitin 2020. Xhirimet u zhvilluan në fillim të këtij viti në vende të ndryshme në Massachusetts. “The Tender Bar” pati premierën e tij botërore në Festivalin e Filmit në Londër në fillim të këtij viti dhe aktualisht mban një rezultat 44% në “Rotten Tomatoes”.

SHKARKO APP