Bora Zemani kthehet në ekran

Moderatorja Bora Zemani në një “lojë” pyetje-përgjigje në ‘Instagram’, ka dhënë disa detaje mbi të ardhmen e saj në ekran. “Si mendoni, cili do të jetë projekti im i radhës?”.

Kjo ishte pyetja që Bora ka bërë në ”Instastory”, duke angazhuar gjithë fansat e saj, të hamendësojnë se cili është projekti i saj i radhës. Mes përgjigjeve të shumta, ajo ka zbuluar në një farë mënyre të ardhmen e saj televizive.

“Nuk po publikoj më nga përgjigjet tuaja se janë pa fund. Projekti i radhës ka lidhje me TV. Shumë shpejt, do të vij me një format të ri, shuuuumë të veçantë e të bukur. Mezi po pres… shihemi së shpejti. P.S i gjetët dhe disa nga planet e së ardhmes. Se cilën do bëj të parën nuk e di, por do ju pyes edhe për këtë. Pyetjet e tjera do jenë për ato gjëra që më sugjeruat ju vetë”,-shkruan Bora.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bora mund të jetë bashkëprezantuese me dy vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj në një spektakël që ende nuk e ka zbuluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?